Klubet e futbollit në Gjermani kanë nisur prej ditësh të stërviten në mënyrë të diferencuar për t’u përgatitur për vijimin e sezonit, ndërsa Bundesliga tashmë ka marrë “dritën jeshile” edhe nga qeveria, për t’u rikthyer në fushë në gjysmën e dytë të majit.
Krerët e landeve gjermane kishin dhënë miratimin më herët për rifillimin e futbollit, ndërsa pasditen e sotme ishte edhe kancelarja Angela Merkel, që aprovoi zhvillimin e ndeshjeve, pa praninë e tifozëve.
Tani gjithçka mbetet në dorë të institucioneve drejtuese të futbollit në vend, që të caktojnë datën e saktë të rifillimit të Bundesligës, ndërsa mediat në Gjermani kanë hedhur si opsionin më të mundshëm datën 18 maj.