“Fatkeqësisht duhet të themi përsëri se situata është shumë serioze, e përsëris shumë serioze”, deklaroi sot kancelarja gjermane, Angela Merkel.
”Vala e tretë e pandemisë po mbretëron”, deklaroi kancelarja në Parlament duke paraqitur ndryshimin në ligjin e pandemisë i cili parashikon futjen në nivelin federal të të ashtuquajturave “frena të emergjente”.
”Ne nuk mund të largohemi nga mjekët dhe ndihmësit e shëndetit. Ata nuk mund ta fitojnë vetëm këtë betejë. Ata kanë nevojë për mbështetjen e shtetit, të politikës, të shoqërisë, të ne qytetarëve, të të gjithëve ne”, theksoi ajo.
”Virusi nuk fal askënd. Çdo vonesë do të thotë vetëm që kohët po zgjaten”, deklaroi Merkel në Bundestag.
Kancelarja theksoi se takimi i fundit mes landeve përfundoi pa marrëveshje dhe kjo ishte arsyeja pse shërbente ndërhyrja legjislative federale.
Kështu që ajo kërkoi mbështetjen e parlamentit për këtë amendim të rëndësishëm të ligjit për mbrojtjen e shëndetit.