Bota Merkel vaksinohet me Moderna, pas dozës së parë me AstraZeneca

Merkel vaksinohet me Moderna, pas dozës së parë me AstraZeneca

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka marrë dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit.

Por ndryshe nga herën e parë, kur ajo mori vaksinën AstraZeneca, kancelarja gjermane zgjodhi që dozën e dytë të aplikonte vaksinën e Modernas.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert, i cili saktësoi se Merkel zgjodhi mënyrën e vaksinimit heterolog.

Të njëjtën mënyrë vaksinimi do të aplikojë dhe kryeministri i Italisë, Mario Draghi, i cili gjithashtu ka marrë në dozën e parë vaksinën e AstraZeneca.

Ekspertët besojnë se alternimi i dozave të vaksinës kundër COVID-19 mund të jetë një ide e mirë por është ende shpejt për të qenë të bindur për këtë.

Merkel do të tërhiqet nga politika pas 16 vitesh në krye të qeverisë gjermane.

Pas një nisje të ngadaltë, më shumë se gjysma e popullsisë në Gjermania ka marrë dozën e parë të vaksinës.