Mërkuri në prapavijë, i cili ka nisur prej datës 21 Prill nuk lejon asnjë prej shenjave të horoskopit të vlerësohen me 5 yje nga Meri Shehu. Në parashikimin e javës në “Rudina”, astrologia paralajmëron pengesa në çështjet ekonomike si dhe rikthimin e së kaluarës.
Këshilla që vlen për t’u theksuar gjatë periudhës së Mërkurit në prapavijë është gjithmonë marrja e një mendimi të dytë përpara se të veprojmë.
Meri Shehu: “Kemi Mërkurin e kundërt në shenjën e Demit që do të thotë se është shumë kokëfortë ose kokëtrashë, jo në kuptimin e keq, por sepse këmbëngul në disa gjëra që nuk janë të nevojshme ta bësh dhe kërkon patjetër t’i biesh murit me kokë në disa raste. Kjo vlen për të gjitha shenjat, por ndikon më shumë në kryqin e shenjave të qëndrueshme: Dem, Luan, Akrep dhe Ujor.
Kjo nuk do të thotë se nuk do të kemi rregullim situatash, sidomos shenjat e Tokës: Dem, Virgjëreshë dhe Bricjap dhe rikthim personash nga e kaluara ose njerëz që i kemi quajtur të humbur në jetën tonë që rikthehen për të rregulluar edhe njëherë marrëdhënien. Mërkuri i kundërt kërkon gjithnjë një mendim të dytë, për çdo kontratë marrëveshje apo bashkëpunim. Marsi lidhet bukur me Uranin në Dem dhe iu jep liri veprimi”.
Dashi – 2 yje
Mërkuri i kundërt në Dem kap çështjet ekonomike, i konflikton, i konfuzon dhe i bën të kërkojnë ujë në një shkretëtirë. Do kemi pengesa në çështjet ekonomike.
Demi – 2 yje
Mërkuri i kundërt i vë disa përballë mendimeve dhe vendimeve këmbëngulëse që kërkojnë me shumë forcë t’u rikthehen në jetën e tyre disa situata, njerëz ose marrëdhënie të cilat është e vështirë të rikthehen sërish ose të rigjejnë ekuilibrin. Do kemi probleme në jetën personale dhe në kontaktet me njerëzit e afërt si dhe në çështjet ekonomike.
Binjakët – 1 yll
Mërkuri i kundërt i prek në shtëpinë e 12-të dhe këtu ka prapaskena, probleme me punën ose shëndetin. Ata që kanë probleme kronike mund të kenë rikthime kronike deri në mes të Majit por edhe prapaskena në lidhje me punën ose politikën për ata që janë të angazhuar me të.
Gaforrja – 3 yje
Do gjejnë mbështetje tek personat që mendonin se nuk i kishin mbështetur sa duhet por edhe do tentojnë të rifitojnë njerëz që mendonin se nuk i kishin në shoqërinë e tyre sidomos në lidhje me qëllimet, shoqërinë, dashurinë. Rikthehen njohjet që kanë pasur në rrethin shoqëror.
Luani – 2 yje
Kanë çështje me karrierën dhe familjen që duhet t’i sqarojnë dhe t’i rregullojnë, çështje dokumentacionesh, pozicionesh, bisedash, takime me eprorë, punë që nuk u janë bërë në të kaluarën rikthehen që t’i rregullojnë. Disa problematika në çift mund të rikthehen dhe deri në 14 Maj e kanë disi të vështirë situatën.
Virgjëresha – 3 yje
E kanë çështjen me erotizmin këtë periudhë sepse do jetë në shkallën sipërore ose dëshira për të rifituar dhe sqaruar një pozicion që mendojnë se e kanë humbur në dashuri ose një person nga e kaluara që e kanë pasur të vështirë të komunikonin ose të zgjidhnin kundërshtimet ose diferencat që kishin me njëri-tjetrin. Janë edhe çështje fëmijësh që duhet t’i shikojnë për t’i marrë në konsideratë dhe për t’i rregulluar.
Peshorja – 3 yje
Do merren shumë me çështjet ekonomike që vijnë nga të tjerët, nga bashkëshortët, bashkëpunëtorët, partnerët, pra është momenti që mund t’iu rikthehet një e drejtë ose ta rishikojnë, por mund të kenë fituar diçka pa të drejtë dhe të tjerët t’jua kërkojnë si shpjegim. Do merren me çështjet ekonomike, por edhe me jetën personale, aty ku i djeg më shumë duhet të shohin ndjenjat dhe t’i ekuilibrojnë.
Akrepi – 3 yje
Mërkuri i kundërt përballë shenjës së tyre rikthen njerëz, bashkëpunime ose partnerë për një mundësi të dytë.
Shigjetari – 2 yje
Mërkuri i kundërt i prek në jetën e përditshme, do kenë pengesa, do humbin rrugën, celularin, kujdes me makinën ose marrëdhëniet me punën apo njerëzit me të cilët punojnë do jenë të paqarta dhe do kenë ngatërresa. Nuk përjashtohet as ndonjë problem shëndetësor që rikthehet nga e kaluara që duhet ta shikojnë me kujdes.
Bricjapi – 3 yje
Favorizimet i kanë në çështje ligjore, komunikime me jashtë, udhëtime por duhet të shkojnë në vende që i kanë vizituar, jo në vende të reja ose të aplikojnë për vende pune të reja. Gjithmonë për të rregulluar një pozicionim që e kanë pasur më përpara, e kanë humbur ose kanë pasur problematika. Kjo është një javë që jep veprimtari të mirë.
Ujori – 3 yje
Me Demin lidhen në çështje familjare e karriere, çështje që nuk i kanë pasur të qarta fillojnë i rregullojnë. Vijnë edhe njëherë oferta nga e kaluara që nuk i prisnin ose për vende pune që i kishin humbur dhe nuk mund t’i fitonin. Mund të ketë rilidhje me ish-partnerë në çështjet erotike.
Peshqit – 2 yje
Planet komplikohen nga Mërkuri i kundërt, marrin një drejtim e më pas një tjetër, bëhet pak konfuze dhe nuk gjejnë zgjidhjen e duhur në kohën e duhur. Tendenca e vonesave është e tillë që mos të favorizohen. Gjithmonë duhet të kenë kujdes që rikthimet e personave nga e kaluara t’i shikojnë e studiojnë, por mos të marrin vendime menjëherë.