Një zjarr i përmasave të mëdha është shfaqur në zonën industriale të Bradasheshit, pranë ish-Metalurgjikut në Elbasan.
Bëhet fjalë për një punishte të përpunimit të plastikës.
Autoritetet kanë shkuar në vendngjarje dhe nuk raportohet të ketë persona të lënduar.
Ndërkaq, ekipet zjarrfikëse kanë nisur punën për lokalizimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit, i cili me sa duket favorizohet nga materiale lehtësisht të djegshme.