Në aksin rrugor Vlorë-Fier, një makinë ka marrë flakë në lëvizje, fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
Sipas policisë, zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike ku për pasojë është djegur automjeti tip “Range Rover”, në pronësi të I. C., banues në Tiranë.
Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale, e ndërsa kjo ka shkaktuar edhe një trafik të rënduar në zonë.