Ka zgjatur rreth dy orë aventura e 71-vjeçarit Edmond Naska, i cili terrorizoi mëngjesin e kësaj të marte banorët e lagjes 16 në qytetin e Korçës, duke qëlluar disa herë me armë në ajër.
I moshuari që vuan nga probleme të shëndetit mendor u mbyll në banesën që ndodhej në katin e parë të një pallati pasi qëlloi me armë, ndërsa policia lokale evakuoi banorët në pritje të forcave RENEA.
Pak pasi efektivët e repartit special kanë mbërritur në Korçë, ata kanë bërë të mundur neutralizimin e 31-vjeçarit përmes dritares së banesës së tij.
Një prej efektivëve të RENEA-s e ka mbajtur atë të bllokuar nga duart, ndërkohë që kolegët e tij kanë ndërhyrë nga dera e apartamentit, duke e vënë shpejt në pranga.