Një 23-vjeçar ka marrë peng për disa orë të dashurën e tij 17-vjeçare.
Mësohet se i riu i identifikuar me inicialet B. Ll., banues në Xhafzotaj, Durrës ka marrë me forcë në makinën e tij vajzën dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj.
Pas denoncimit të bërë, Policia ka bërë të mundur arrestimin e 23-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.