Prokuroria e Durrësit ka marrë të pandehur Petrit Fushën, ish-drejtues i Prokurorisë së Tiranës.
Fusha akuzohet për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë.
Dosja ndaj Fushës ishte fillimisht në SPAK, por më pas u kalua në kompetencë të Prokurorisë së Durrësit.
Petrit Fusha dha dorëheqjen nga detyra si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme pas më shumë se tre dekadash në shërbim.