Kryesore “Merrni sfurqet dhe mbroni votën”, Meta sqaron deklaratën e fortë para zgjedhjeve

“Merrni sfurqet dhe mbroni votën”, Meta sqaron deklaratën e fortë para zgjedhjeve

Presidenti Ilir Meta gjatë konferencës për mediat, sqaroi edhe deklaratat e tij të forta të mbajtura gjatë zgjedhjeve të 25 prillit, njëra prej të cilave që u komentua gjatë ishte “merrni sfurqet dhe mbroni votën”, apo apo “po u prek një votë, do të pritet një dorë”.

Sipas Metës, këto janë metafora dhe Gjykata Kushtetuese nuk duhet të merret me të tilla deklarata.

“Shprehje si “merrni sfurqet”, “nëse derdhet një pikë gjaku apo një pikë loti, mjerë ju”, “ndëshkoni pa mëshirë në 25 prill atë që ju bën presion për votën”, “po u prek një votë, do të pritet një dorë” janë metafora, epitete, alegoritë dhe figurat e tjera letrare do të ishin objekt interesi për gjuhëtarët dhe filologët, por jo për Gjykatën Kushtetuese. Por, në funksion të transparencës, ju kujtoj se fushata zgjedhore u tensionua në nivele ekstreme për shkak të aktorëve politikë, duke kulmuar edhe me humbje jete, si rasti i Elbasanit. Në një situatë kaq të rëndë, ishte vetëm Presidenti i cili mbajti qëndrime të vazhdueshme për të dekujaruar përshkallëzimin e tensionit”, u shpreh Meta.