Mes viktimave nga Covid-19 në 24 orët e fundit raportohet të jetë edhe një vajzë 26-vjeçare. Mësohet se e reja kishte disa ditë që trajtohej në spital, por nuk mundi të mbijetojë për shkak të sëmundjeve bashkëshoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se bashkë me të, janë gjithsej 5 jetë të humbura 2 nga Tirana, 1 nga Korça, 1 nga Mati dhe 1 tjetër nga Kruja.
Ndërkohë nga raportimet ditore vërehet një rritje e ndjeshme e shifrave të infektimeve ditore. Këtë të diel kanë rezultuar 833 të prekur me koronavirus, nga 3511 testime të kryera.
Numri i të shtruarve në të 4 spitalet Covid është 286 pacientë, 18 janë të shtruar në repartin e terapisë intensive dhe 3 të tjerët të intubuar.
Numri i të shëruarve që prej javësh tashmë sipas orientimeve të dhëna nga OBSH nuk konfirmohen duke kryer testime, por cilësohen të shëruar 10 ditë pas infektimit, është 506. Edhe pse numër i lartë sërish rezulton shumë më i ulët se numri i të infektuarve ditorë.