Gazetari Artan Hoxha ka lexuar një mesazh telefonik që i ka shkruar Astrit Bilali, i ekzekutuar sot në Shkodër së bashku me vëllain e tij Brahimin, menjëherë pas vrasjes së Boran Bërçanës dhe bashkëjetueses së tij Silvi Ndoci në Shkodër.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 korrik ku Bërcana u ekzekutua në mënyrë kriminale teksa ishte në makinën e tij në prezencë të gruas dhe fëmijës së tyre të mitur i cili fatmirësisht shpëtoi teksa ishte në prehrin e nënës së tij.
Nga studio e Report Tv, gazetari Artan Hoxha lexoi një mesazh që Astrit Bilali i kishte çuar në celular pas krimit, ku hidhte dyshimin se qëllimisht nuk po zbuloheshin autorët.
Përmbajtja e mesazhit: Nuk e kuptoj pse shteti po përkrah një nga këto banda, dhe shteti hesht edhe në media ka heshtje për hetimet. Ose dikush ka dhënë urdhër të rrinë urtë, dhe mos të zbulohet autori i vrasjes së çiftit. Kam përshtypjen se vrasësi i çiftit është i kollajtë për t’u zbuluar, nuk e di pse ka heshtje dhe hezitim për këtë gjë.