Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpërndarë në Facebook një mesazh një ditë përpara protestës së opozitës në Tiranë.
“Shqiptarët do të vijnë të bashkuar dhe të vendosur nesër në Tiranë! 16 shkurti është dita kur një popull që është vjedhur, është tradhëtuar, është poshtëruar nga një klikë që e varfëron përditë, ngrihet të marre në dorë fatet e tij si çdo popull europian.
Në Europë ku duam të shkojmë, kur qeveria kapet duke vjedhur, ndëshkohet qeveria, IKIN HAJDUTET NË BURG! Nuk VUAN populli!
Përgjegjësia për çdo pengesë që i bëhet të drejtës së shqiptarëve për të protestuar kundër pushtetit të vjedhur me votat e krimit do bjerë e gjitha mbi këtë qeveri hajdute dhe kryehajdutin e saj!
Sovrani në Republikën e Shqipërisë është populli shqiptar”, shkruan Basha në rrjetin social.