Politika Mesazhi i Metës nga bjeshkët e Sharrit: Do vijnë ditë të bukura,...

Mesazhi i Metës nga bjeshkët e Sharrit: Do vijnë ditë të bukura, gjithë krimbat u bënë flutura

Nga bjeshkët e Sharrit ku po pushon me familjen, presidenti Ilir Meta ka uruar ditëlindjen e poetit tropojan Hamit Aliaj për 65-vjetorin e lindjes.

Ai ka ndarë me ndjekësit e tij në facebook një nga poezitë më të bukura të poetit me titull “Histori” dhe përmes saj me doza të larta ironie duket se ka përcaktuar dhe realitetin politik në vend.

Postimi i Metës:

Këtu nga Bjeshkët e Sharrit, sapo mësova se poeti i Bjeshkëve të Nemuna, Hamit Aliaj, përfaqësuesi dinjitoz i shkollës poetike të Tropojës, por që me krijimtarinë e vet cilësore është bërë edhe zë i rendit të parë të poezisë shqipe, ka ditëlindjen.

Ndaj gjej rastin në 65-vjetorin e lindjes, t’i uroj jetë të gjatë sa këngët e shpirtit të tij, dedikuar me aq pasion popullit, atdheut e kombit, e ta shoqëroj këtë urim timin me një nga poezitë e tij të bukura:

HISTORI

Luftën e fituam,

Nga fitimtarët,

Asnjë nuk u kthye i gjallë!

Hymni i ri i lirisë

Vetëm dy vargje ka:

“Do vijnë ditë të bukura,

Gjithë krimbat u bënë flutura”!

Ohohhoo, more hej!