“Nuk duhet të lejojmë që lodhjet dhe dështimet të na dekurajojnë”. Është ky mesazhi i Papa Franceskut nga bazilika e Shën Pjetrit në Vatikan me rastin e Epifanisë.
“Ashtu si magjistarët edhe ne duhet të udhëhiqemi nga rruga e jetës, e shënuar nga vështirësitë e pashmangshme të udhëtimit”, shtoi ai.
“Jeta është më tepër një udhëtim drejt Atij që na do, duke kërkuar te Zoti, ne do të gjejmë forcën për të vazhduar me gëzim të përtërirë”, vazhdoi Ati i Shenjtë.
Papa Françesku paralajmëroi besimtarët se adhurimi i Zotit nuk është i lehtë dhe kërkon pjekuri shpirtërore.
“Adhurimi i Zotit nuk është i lehtë, nuk është një fakt i menjëhershëm: kërkon një pjekuri të caktuar shpirtërore, duke qenë pika e mbërritjes së një udhëtimi të brendshëm, ndonjëherë të gjatë. Qëndrimi nuk është spontan te ne, për të adhuruar Zotin. Qenia njerëzore ka nevojë për të adhuruar, por rrezikon të gabojë; në të vërtetë, nëse nuk adhuron Zotin, ai do të adhurojë idhujt. Nuk ka një rrugë të mesme, ata që nuk e adhurojnë Zotin, adhurojnë djallin dhe në vend të kësaj besimtari do të bëhet idhujtar”.
Ai shtoi se në kohët e sotme është e nevojshme që t’i kushtojmë më shumë kohë adhurimit dhe të mendojmë për Zotin.
“Prandaj, sot, ne shkojmë në shkollën e Magjistarëve për të nxjerrë disa mësime të dobishme: si ata duam të përulemi dhe ta adhurojmë Zotin”.
Papa gjithashtu njoftoi, se data e Pashkëve do të festohet të dielën e 4 prillit, siç është traditë.