Papa Françesku u bëri thirrje udhëheqësve të Bashkimit Evropian që të punojnë së bashku “në luftën kundër pasojave sociale dhe ekonomike të pandemisë globale të koronavirusit”.
Në meshën e tij të së Dielës, Papa vuri në dukje se kanë kaluar 75 vjet pasi Evropa filloi procesin sfidues të pajtimit pas Luftës së Dytë Botërore. Ai shtoi se procesi ka nxitur integrimin evropian dhe “një periudhë të gjatë stabiliteti dhe paqeje nga e cila përfitojmë sot”.
Ai u lut që e njëjti frymë, e cili frymëzoi përpjekjet e integrimit evropian, “nuk do të dështonte të frymëzonte të gjithë ata që janë përgjegjës në Bashkimin Evropian” të merren me pasojat e koronavirusit në “frymën e harmonisë dhe bashkëpunimit”.
Gjatë pandemisë, vendet më të goditura si Italia dhe Spanja kanë insistuar që liderët e BE-së të demonstrojnë solidaritet.