Komiteti i Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Marrëdhëniet e Jashtme ka publikuar një deklaratë për zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri. Në deklaratë thuhet se autoritetet duhet të bëjnë ç‘është e mundur për t’u siguruar që qytetarët kanë të mundur të ushtrojnë të drejtën themelorë për të votuar pa qenë pre e kërcënimeve apo dhunës.
“Ndërkohë që Shqipëria përgatitet për zgjedhjet parlamentare më 25 prill, ne i inkurajojmë qytetarët shqiptarë të votojnë. Ne i themi autoriteteve të sigurohen që votuesit të kenë mundësinë e plotë për ta ushtruar këtë të drejtë themelore, të lirë nga kërcënimet dhe dhuna. Ne gjithashtu presim nga secili prej kandidatëve që të sillen sipas të gjitha normave demokratike edhe ndërkohë që janë pjesë e fushatave të vazhdueshme. Miqtë e Shqipërisë në Amerikë, janë më të angazhuar se kurrë për të mbështetur të ardhmen demokratike dhe të begatë të qytetarëve shqiptarë”, shkruan deklarata e zyrtarit, Bob Menendez, drejtues i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin Amerikan.