Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar mesazhin e kongresmenit të SHBA, Dana Rohrabacher, i cili mbështet protestën e opozitës nesër përpara Kryeministrisë.
“Nga Kongresi i Shteteve te Bashkuara mua dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë na vjen ky mesazh përkrahje përpara protestës së nesërme nga Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme për Europën, Kongresmeni Dana Rohrabacher”, shkruan Basha në Facebook.
“I dashur Lulzim,
Ne mbështesim fuqimisht përpjekjet e qytetarëve shqiptarë dhe betejën e tyre të drejtë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Populli shqiptar duhet ta dijë se do të ketë gjithmonë mbështetjen tonë në kauzën e tij për liri dhe demokraci, shtet të së drejtës dhe liri njerëzore.
Përzemërsisht,
Dana Rohrabacher””, thuhet në mesazhin e publikuar nga kryetari i PD, Lulzim Basha.
Opozita do të protestojë nesër përpara ndërtesës qeveritare me kauzën e antikorrupsionit dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në 18 qershor.