Meshkujt duhet të shkojnë në shtrat para orës 22:30, nëse dëshirojnë të rrisin shanset që partnerja e tyre të mbetet shtatzënë.
Nj studim i fundit ka treguar se meshkujt të cilët flenë herët përgjatë mbrëmjes, kanë katër herë më shumë gjasa që të kenë spermatozoid me cilësi të mirë.
Sipas shkencëtarëve, privimi i gjumit mund të shkaktojë që sistemi imunitar të reagojë dhe të sulmojë spermatozoidet.
“Studimi sugjeron se burrat që po përpiqen për një fëmijë, duhet të shkojnë në shtrat herët. Ata duhet të përpiqen të ndryshojnë zakonet e tyre, pavarësisht nëse shikojnë ‘Netflix’ ose dërgojnë emaile”-shprehet një gjinekolog specialist në Universitetin e Manchesterit, Raj Mathur.
Mathur thekson më tej se njerëzit e privuar nga gjumi mund të ndikohen edhe nga stresi, që ka po ashtu një impakt të jashtëzakonshëm mbi metabolizmin dhe si rrjedhojë edhe në cilësinë e spermës.