Dëshira për t’u pëlqyer nga gjinia e kundërt është e natyrshme dhe kjo është arsyeja pse vajzat përpiqen ta gjejnë përgjigjen ndaj pyetjes “Çfarë ju pëlqen meshkujve?”.
Dhe çfarë bëjnë vajzat? Përmirësojnë pamjen e tyre! Mirëpo, a e dini ju realisht se çfarë i tërheq djemtë tek vajzat?
Mësojeni më poshtë:
Mirësinë
Meshkuj i vënë re gjithmonë vajzat e mirë, veçanërisht nëse i konsiderojnë për marrëdhënie afatgjata. Për ta është e rëndësishme sjellja e mirë e vajzave.
Aftësia për të zgjidhur problemet
Në situata të vështira njihen njerëzit. Edhe nëse keni zënka me partnerin, por në fund e pranoni fajin (nëse keni qenë fajtore), kjo tregon se jeni e gatshme për të ulur krenarinë në mënyrë që të jeni mirë me gjysmën tuaj.
Thonjtë
Shumë vajza janë të sigurta që askush përveç manikyristet nuk është e interesuar për thonjtë e tyre. Megjithatë, duket se meshkujt vlerësojnë duart e pastra dhe thonjtë e ndihmojnë dorën të duket më bukur.
Situata financiare
Nuk shikojnë vetëm gratë gjendjen financiare të burrave, por ndodh edhe anasjelltas. Kjo është një temë shumë delikate, por është e rëndësishme. Prandaj, nëse partneri ju pyet edhe për financat, nuk e bën nga kurioziteti, por dëshiron edhe ai të bëjë disa llogari. Nëse fitoni më shumë para se partneri, ai mund të ketë nevojë për kohë për të kuptuar nëse është në gjendje të përballet me një situatë të tillë. Nëse fitoni më pak se ai, ai mund të ketë nevojë për kohë për të përcaktuar nëse interesat tuaja nuk janë thjesht financiare.
Sjellja ndaj vajzave të tjera
Nëse shikoni një vajzë të bukur dhe ju bëni një koment të pakëndshëm, mos mendoni se partneri juaj nuk e ka vënë re. Ai me siguri mendon se ju jeni një vajzë paksa ziliqare, por kjo gjë ju inkurajon disi për t’u përmirësuar.