Sipas shkencëtarëve finlandezë, meshkujt që konsumojnë më shumë se gjysmë kg mish, kanë 23 % më shumë gjasa që të jetojnë më gjatë sesa të tjerët.
Këtu bëhet fjalë për mishin e kuq, për mishin e pulës, por edhe për të brendshmet e kafshëve dhe shpendëve. Prandaj, një dietë e pasur me mish mund të jetë tepër e dëmshme për jetëgjatësinë. Shkencëtarët analizuan dietat ushqimore dhe shëndetësore për 2,641 burra të moshave 42-60 vjeç, për një periudhë prej 22 vjetësh. Gjatë viteve të studimit, 1,225 prej tyre humbën jetën.
Rezultoi se meshkujt që konsumonin më pak se 76 gramë mish në ditë jetuan më gjatë sesa ata që konsumonin ata deri në 251 gramë mish në ditë. Ky studim është publikuar në American Journal of Clinical Nutrition.
Të tjera të dhëna lidhur me dietën ushqimore treguan se konsumimi i produkteve si peshk, vezë, qumësht apo perimet, nuk ndikojnë në vdekshmëri. Studimi mori në shqyrtim edhe lidhjen gjenetike, stilin e jetesës, gjendjen shëndetësore, situatën ekonomike, pasi të gjitha këto po ashtu ndikojnë në jetëgjatësinë e gjithsecilit.