Lionel Messi shtoi një tjetër kapitull të jashtëzakonshëm në karrierën e tij duke shënuar golin e tij të 110-të për Argjentinën në një ndeshje kundër Bolivisë.
“Pleshti” jo vetëm që hapi rezultatin e ndeshjes, por shtoi dhe dy gola të tjerë në fundin e saj në fitoren 6-0 të Argjentinës ndaj Bolivisë për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 në Amerikën e Jugut.
Tripleta bëri që Leo Messi të siguroi vendin si golashënuesi i dytë më i mirë në futbollin ndërkombëtar.
Ylli i Inter Miamit kalon lojtarin legjendar iranian, Ali Daei, duke u afruar me Cristiano Ronaldo-s kryesues.
Udhëtimi ndërkombëtar i Messi-t filloi më 3 janar 2006, kur ai shënoi golin e tij të parë për Argjentinën në një ndeshje miqësore kundër Kroacisë. Pavarësisht se Argjentina humbi 3-2 atë ditë, shkëlqimi i Messi-t ishte i pamohueshëm dhe nga aty lindi një trashëgimi.
Tetëmbëdhjetë vjet më vonë, në moshën 37-vjeçare, Messi vazhdon ende të dominojë në skenën globale.
Me 110 gola në 189 paraqitje, ai bashkohet me disa të përzgjedhur që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në lojën ndërkombëtare.
Vetëm Cristiano Ronaldo, me 132 gola, qëndron përpara Messi-t në renditjen e të gjitha kohërave.
Golashënuesit më të mirë ndërkombëtarë të të gjitha kohërave:
1- Cristiano Ronaldo (Portugali) – 132 gola në 215 paraqitje;
2- Lionel Messi (Argjentinë) – 110 gola në 189 paraqitje;
3- Ali Daei (Iran) – 109 gola në 148 paraqitje;
4- Sunil Chhetri (Indi) – 94 gola në 151 paraqitje;
5- Mokhtar Dahari (Malajzi) – 89 gola në 142 paraqitje.