Sport Messi i komunikon Barcelonës se do që të largohet menjëherë

Messi i komunikon Barcelonës se do që të largohet menjëherë

Leo Messi dëshiron të larohet nga Barcelona. Këtë gjë argjentinasi ia ka komunikuar drejtuesve katalanas.

Sipas mediave spanjolle, Messi kërkon që të vihet në zbatim klauzola në kontratën e tij që e lejon atë të largohet nga klubi një vit para se ti përfundojë kontrata. Klauzola e largimit të Mesit është 700 milionë euro, por sulmuesi mund të largohet falas. Kjo pasi në kontratën e argjentinasit ka një klauzolë që e lejon atë të largohet nga Barcelona një vit para se ti përfundojë kontrata. Kështu klubet e tjera të interesuara për Messin nuk do duhet të paguajnë 700 milionë euro për sulmuesin.

Por nga klubi i Barcelonës, shkruajnë mediat spanjolle, klauzola skadonte më 31 maj, por Leo është i bindur se pandemia e ka zgjatur deri më 31 gusht.

Fjalët për një largim të Leo Messit nga Barcelona sa vijnë e shtohen. Ka qenë një legjendë e ekipit katalanas si Carles Puyol që me një postim në rrjetet sociale ka konfirmuar largimin e argjentinasit nga skuadra.

Puyol në postimin e tij shkruan: “Respekt dhe admirim për ty Leo. Ke gjithë mbështetjen time shok”. Në këtë mënyrë ndoshta jemi bërë dëshmitarë të një prej largimeve më të bujshme në futboll.