Lionel Messi realizoi një tripletë, duke kaluar 100 golat në karrierë me fanellën e Argjentinës. Ai shënoi 3 gola që në pjesën e parë të miqësores ndaj Kurakao. Kampionët e botës e fituan ndeshjen ndaj skuadrës karaibike me rezultatin e thellë, 7-0.
Ishte ndeshja e dytë për Argjentinën pas shpalljes kampione bote në dhjetor. Messi hapi serinë e golave pas 20 minutash me një gjuajtje në zonë, duke fiksuar kështu golin e 100-të me kombëtaren. Niko Gonzalez shënoi më pas me kokë, Mesi realizoi edhe golin numër 101 me një gjuajtje nga të tijat.
Në minutën e 37-të ylli argjentinas shënoi edhe të 102-tin me fanellën bardhekaltër, ndërsa 2 minuta më parë dha një asist për Enzo Fernandez.
Kapiteni argjentinas ka përpara tashmë vetëm dy futbollistë në klasifikimin e shënuesve më të mirë me kombëtaret në ndeshje zyrtare. Ata janë portugezi Cristiano Ronaldo me 122 gola dhe iraniani Ali Daei me 109 gola. Ndryshe nga iraniani, Ronaldo është ende në aktivitet dhe në dy ndeshjet e fundit shënoi plot katër gola.