Lionel Messi vazhdon të shënojë me ritëm të çmendur dhe duket qartë që nuk ka rivalë në Spanjë por edhe në kampionatet e rëndësishme europiane për çmimin e Këpucës së Artë.
Në derbin me Espanyolin realizoi dygolësh, duke arritur shifrën e 593 finalizimeve në total me fanellën e Barcelonës, që do të thotë se është vetëm 50 gola larg rekordin të legjendës Pele, që ka shënuar 643 herë në një klub të vetëm, Santosin.
Nëntorin e kaluar Leao Messi theu rekordin e Gerd Mullerit (565 gola me Bayernin), duke u bërë futbollisti i dytë me më shumë gola të shënuar në një klub. Në humbjen me Betisin në “Camp Nou”, argjentinasi arriti shifrën e 566 golave si “blaugrana”. I kishte mbetur të thyente vetëm rekordin e Pelesë e tashmë është vetëm 50 finalizime larg këtij rekordi historik.
Për çdo futbollist të zakonshëm, kjo distancë mund të duket e madhe, por jo për 5 herë fituesin e Topit të Artë, që mund ta arrijë të madhin Pele sezonin e ardhshëm, duke patur parasysh që çdo sezon shënon mbi 40 gola.
Deri në fund të sezonit aktual Barcelona do të luajë 9 takime në La Liga, të paktën edhe dy sfida në Champions si dhe finalen e Kupës së Mbretit. Me mesataren që realizon Messi, pa u mbyllur sezoni i ardhshëm rekordi i golave të shënuar me një klub do të jetë i tij.