Lionel Messi ka thënë se Neymar, Kylian Mbappe dhe Luis Suarez mund të sfidojnë atë dhe Ronaldo-n për Topin e Artë 2018.
Trofeu është ndarë mes yllit të Barcelonës dhe atij të Real Madrid në 10 vitet e fundit, me secilin prej tyre që ka fituar nga pesë. Askush nuk ka arritur të futet mes tyre që nga 2010-a, kur mesfushorët spanjollë, Andres Iniesta dhe Xavi, kanë në vendin e dytë dhe të tretë mbrapa krahëve të shokut të tyre dy skuadrës.
Pavarësisht dominimit të tyre në vitet e fundit, Messi ka zbuluar se dyshja do të ketë më shumë rivalitet këtë vit. “Ka shumë lojtarë të mirë në qarkullim, të cilët mund ta fitojnë Topin e Artë”, ka thënë Messi për “WorldSoccerMagazine”.
“Në vitet e fundit ka pasur vetëm dy, por Neymar, Mbappe dhe Suarez mund të futen në garë”.
Neymar ka dalë i treti në 2015-ën dhe 2017-ën. Lojtari më i shtrenjtë në botë po shkëlqen te Parisi dhe ka shënuar 28 gola në 27 ndeshje në këtë sezon.
As Mbappe dhe as Suarez nuk kanë qenë pjesë e tre të parëve, por të dy janë rivalë seriozë.
Francezi po shkëlqen gjithashtu në kryeqytetin francez dhe ka shënuar 15 gola në 31 ndeshje, ndërsa Suarez ka realizuar 19 në 33 takime me Barcelonën.