Lionel Messi ka filluar të mendojë për tërheqjen nga futbolli. Argjentinasi duket se ka vendosur të mos e vazhdojë më tej kontratën me Inter Miami, e cila skadon në dhjetor të vitit 2025.
Sipas asaj që raporton “El Nacional”, Messi do të largohet nga skuadra amerikane në fund të vitit të ardhshëm dhe e ka zgjedhur ku do të mbyllë karrierën.
Dëshira e sulmuesit 37-vjeçar, është të rikthehet te “Newell’s Old Boys” në Argjentinë dhe ta mbyllë karrierën pikërisht aty ku hodhi hapat e parë si futbollist.
Messi e ka vendosur dhe pritet ta njoftojë vendimin menjëherë pas largimit nga Inter Miami.
Argjentinasi u bashkua me amerikanët në verën e vitit 2023, ndërsa deri tani numëron 32 ndeshje të luajtura, me 27 gola të shënuar dhe 17 asiste.