Sport Messi vendos një rekord të ri, “thyen” vezën

Messi vendos një rekord të ri, “thyen” vezën

Postimi i fundit i Leo Messit në Instagram, pas fitores së Kupës së Botës, ku shihet me trofeun e ngritur lart, është bërë fotoja me më shumë pëlqime në Instagram.

Futbollisti argjentinas theu rekordin që mbahej nga një vezë, fotoja e së cilës ishte postuar në rrjetin social për të rrëzuar nga “froni” një postim të Kylie Jenner.

Në përshkrimin e fotos së vezës shkruhet: “Le të vendosim së bashku një rekord botëror dhe të bëhemi postimi me më shumë pëlqime në Instagram. Të thyejmë rekordin aktual që mbahet nga Kylie Jenner (18 milionë). Mund t’ia dalim!”.

Veza arriti 55 milionë pëlqime, ndërsa fotoja e Leo Messit, për momentin ka mbi 57 milionë pëlqime, ndërkohë që sulmuesi ka më tepër se 402 milionë ndjekës në platformën e mediave sociale “Instagram”.

“Faleminderit shumë për familjen time, për të gjithë ata që më mbështesin dhe gjithashtu për të gjithë ata që besuan në ne. Ne demonstrojmë edhe një herë se argjentinasit, kur luftojmë së bashku dhe të bashkuar, jemi të aftë të arrijmë atë që kemi vendosur të bëjmë”, shkroi Messi krahas postimit.