Bosi i mafies italiane, Matteo Messina Denaro është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai ka kapërcyer kimioterapinë e parë dhe pritet që t’i nënshtrohet të dytës në javët në vijim.
Mjekët që po trajtojnë Denaron, në burgun e “L’Aquila” nën regjimin 41 bis, janë duke ndjekur të gjitha procedurat më të fundit dhe moderne të trajtimit të këtyre rasteve.
Udhëheqësi i ekipit të mjekëve që po merren personalisht me rastin e bosit te mafies është Profesori Luciano Mutti, onkologu kryesor në spitalin L’Aquila.
Ky i fundit është shprehur se gjatë komunikimit me pacientin e tij “VIP”, ky i fundit i kishte thënë:
“Nuk kam pasur një edukim kulturor, por kam lexuar me qindra libra për kancerin tim, më trajto mirë. Më kuroni me barna speciale nga Izraeli”.
Messina Denaro pati vetëm disa probleme gastrointestinale, pas kimioterapisë së parë të kryer në operacionin “ad hoc” të ngritur pranë qelisë së tij.
Për mjekët dhe personelin e burgjeve, të vetmit me të cilët lejohet të flasë për regjimin 41 bis, ai “rrëfen” se shqetësimet e tij lidhen me trajtimin e kancerit të zorrës së trashë.