Zbulohen fakte te reja nga dhunimi i mësuesit 59-vjeçar në Tepelenë. Mësohet se policia e Tepelenës ka ndaluar vëllain e një nxënëseje 13-vjeçare në shkollën 9-vjeçare të Tepelenës.
Alvi Gumeni, emigrant, është kthyer nga vendi ku jetonte pas thirrjes së motrës së tij për ndihmë pasi adoleshentja pretendon se është ngacmuar seksualisht nga mësuesi 59-vjeçar Kleanthi Laçi.
Vete Alvi Gumeni është dorëzuar në policinë e Tepelenës për të dhënë shpjegimet e veta për dhunën që ushtroi ndaj mësuesit të edukimit fizik, një ditë më parë.
Sipas dëshmisë të vëllait të 13-vjecares, mësuesi Kleanthi Laçi e kishte ngacmuar shumë herë seksualisht vajzën dhe për këtë arsye ai u kthye në Shqipëri.
Ndërkaq, ka dhënë dëshminë e saj edhe 13-vjeçarja në prezencë të psikologes.