Ilir Meta nga Kukësi, ku zhvilloi një takim me strukturat hodhi akuza kundër kryeministrit Edi Rama. Sipas Metës, kreu i qeverisë është koka e inceneratorëve.
Për këtë akuzë, kreu i PL citoi dhe deklaratën e ish-ministrit Arben Ahmetaj, por shtoi se Rama nuk do shpëtojë, por thjesht po fiton kohë.
“Është koka e korrupsionit ndaj çdo afere në Shqiëpri përfshirë edhe atë të inceneratorëve, ia tha edhe ish-ministri i vet. Tani pasi i ka zhytur kolegët e vet në baltën e paligjshmërisë duke u thënë firmosni ju se ju mbroj unë, edhe tani që nga presion i fakteve që ka nxjerrë opozita ai dëshiron të fitojë kohë për të shtyrë agoninë e vet edhe i hedh shokët një nga një dhe ata thonë që nuk ishim ne kaq të fuqishëm për të bërë këtë aferë kaq të madhe. Sigurisht që ajo nuk bëhej kurrë pa kryeministrin”, tha Meta.