Presidenti Ilir Meta ka kërkuar edhe sot që të merren pasa për përballimin e pasojave nga reshjet e dëborës. Në një postim në mediat sociale, Presidenti shkruan se alarmi nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit u dha që në datën 7 Shkurt, por sipas tij nuk thirrja nuk u dëgjua.
“Ndërkohë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, jepte show me projekte në 3D, në vend që të merrte masat e nevojshme duke mbledhur drejtuesit e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe administratorët e kompanive private, me detyrime kontraktore”, shkruan Meta.
Më tej kreu i shtetit shton “se asnjë kompani private, as ARRSH dhe as Agjencia për Mbrojtjen Civile nuk kishin kapacitetet njerëzore dhe teknike, si borëpastruese, fadroma e traktorë, në segmentet rrugore për të operuar qysh në orët e para të dëborës dhe stuhisë, duke i braktisur njerëzit e bllokuar në automjete, që qarkullonin në rrugë. Kompanitë kontraktore, rezultuan të mos kishin as rezerva kripe edhe pse kanë përfituar miliona euro kontrata ku deklarohen dhjetëra automjete motorike moderne për operacione në periudha dimri dhe mirëmbajtje rutinë të akseve rrugore”.
Presidenti shton se në ditët në vijim do të ketë një mot të acartë dhe ngricat mund të krijojnë probleme dhe vështirësi në transportin rrugor. Ai përsërit apelin drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Infrastrukturës e Energjisë, Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë e Bujqësisë për të vendosur komunikimin me strukturat vendore dhe për të përmbushur detyrimet ligjore në ndihmë të popullatës në nevojë.
Në fund Ilir Meta thotë se mbrojta e shëndetit dhe jetës së qytetarëve duhet të jetë prioritet.