Presidenti Ilir Meta ka dekretuar lirimin nga detyra të ambasadorit shqiptar në Turqi, Genti Gazheli, pas propozimit të kryeministrit Edi Rama, ndërsa ka dekretuar emërimin e ambasadorit të ri, i cili do të jetë Kastriot Robo.
Këto dy vendime të Presidentit janë marrë pas propozimit nga Kryeministri Rama.
Po ashtu, Robo do të jetë ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën Islamike të Iranit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit, në Republikën e Gjeorgjisë, në Republikën Islamike të Afganistanit dhe në Republikën e Kazakistanit, jorezident.