Presidenti Ilir Meta ka dekretuar këtë të hënë 4 ligje. Bëhet fjalë për faljen e gjobave gjatë pandemisë. Përmes këtij ligji do të falen të gjitha gjobat e vendosura deri në datën 17 Prill për shkeljen e rregullave apo akteve nënligjore të nxjerra në kuadër të masave kundër Covid-19. Gjithashtu shteti duhet që t’u kthejë mbrapsht gjobat atyre qytetarëve që i kanë paguar.
Një tjetër ligj i dekretuar është ai i ratifikimit të marrëveshjes së përbashkët ndërmjet Shqipërisë, KE-së dhe vendeve anëtare të BE-së për të blerë mjete mjekësore.
“Mundëson finalizimin e procedurave për bërjen të zbatueshme të marrëveshjes që reflekton angazhim të përbashkët për blerjen e kundërmasave mjekësore ndaj kërcënimeve serioze ndërkufitare për shëndetin”, thuhet në njoftimin e Presidentit Ilir Meta.
Ndër të tjera, këtë të hënë, Meta ka dekretuar edhe ligjin për bashkëpunim financiar dhe ushtarak ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë si dhe ligjin për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për aksesin e barabartë gjinor në mundësitë ekonomike.