Presidenti Ilir Meta ka emëruar Arben Voke Kingjin Komandant të Forcës Tokësore. Dekreti i kreut të shteti vjen pas propozimit të ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
Ndërkohë Ilir Xhebexhiu është emëruar Komandant i Forcës Detare. Ai është aktualisht me detyrë Zëvendës Përfaqësues Ushtarak në NATO, atashe ushtarak i Shqipërisë në Belgjikë dhe jo rezident në Francë.
Edhe ky dekret i presidentit vjen pas propozimit të Xhaçkës.