Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka patur sot një takim dy orësh me ministren Etilda Gjonaj.
Takimi vjen në një kohë kur ministrja Gjonaj është akuzuar ashpër madje kallëzuar në SPAK nga presidenti Meta.
Sipas Euronews, diplomatja amerikane pohoi se e kishte nxitur ministen Gjonaj të ndiqte të njëjtin kurs të Reformës në Drejtësi.
Ky takim i përfaqësueses së SHBA në Tiranë me ministren e drejtësisë vjen dhjetë ditë pasi Presidenti i Republikës Ilir Meta kallëzoi në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjonajn dhe dy zyrtarë të tjerë të ministrisë me pretendimin se ata kanë shkelur ligjet “dhe përmes falsifikimeve kanë tentuar një grusht shteti” për të rrëmbyer kompetencat e presidentit lidhur me Gjykatën Kushtetuese.
Ministrja Etilda Gjonaj i ka hedhur poshtë akuzat e presidentit duke i cilësuar ato show presidencial dhe ka sqaruar se procedurat e ndjekura i takojnë mekanizmit zhbllokues dhe nuk janë në kundërshtim me ligjin.