Aktualitet Meta emëron komandantin e ri të Forcës Ajrore

Meta emëron komandantin e ri të Forcës Ajrore

Presidenti Ilir Meta ka emëruar komandant të Forcës Ajrore Gjeneralin Ylli Pulaj.

Përmes një dekreti, presidenti ka rritur në detyrë Pulajn, i cili mbante deri tani postin e zëvendës komandantit të Forcës Ajrore.

Presidenti gjithashtu ka graduar Kolonel Qazim Bitrin, me detyrë drejtor i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, emërohet Gjeneral Brigade.

Më 29 dhjetor presidenti dekretoi kundëradmiralin Adnand Agastra në postin e komandantit të Forcës Detare.