Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas depozitimit në Kuvend të kërkesës nga 47 deputetë për shkarkimin e tij. Kreu i shtetit e konsideron këtë kërkesë të mazhorancës si “shashkë” dhe bën thirrje që përqendrimi të jetë tek mbyllja e procesit zgjedhor, që siç thotë Meta nuk ka përfunduar ende.
“Të përqendrohemi në mbylljen e procesit zgjedhor. Asgjë nuk ka përfunduar! Të vazhdojë administrimi i çdo kontestimi dhe ankese deri në rinumërimin e votës së fundit. Detyrë e të gjithë subjekteve të ndjekin procesin deri në fund. Mos u merrni me “shashka”, por me hetimin e krimeve zgjedhore!”, deklaroi Meta.