Në një konferencë për mediat, Ilir Meta ka dhënë detaje mbi takimin e tij me ambasadoren Yuri Kim.
Kreu i Partisë së Lirisë deklaroi se ai i ka komunikuar ambasadores qëndrimin e tij mbi shpalljen non-grata nga SHBA-të të Berishës, ndërsa shtoi se bashkëpunimi me PD nuk ndikon në marrëdhëniet e Partisë së Lirisë me Amerikën.
“Thashë mendimin tim për shpalljen non grata të zotit Berisha. Ashtu, siç shpreha dhe bindjen time që kjo në radhë të parë është vepër e Lulzim Bashës dhe Edi Ramës në bashkëpunim pasi Basha vendimet e gabuara që ka marrë në koordinim me Ramën, si djegia e mandateve dhe falja e parlamentit, ia ka faturuar Berishës dhe ky është një akt që nuk kemi pse ta diskutojmë. I thashë që të thotë në Uashtington që unë e vlerësoj efektin pozitiv të këtij vendimi që nuk kam qenë dakord se pa një vendim të tillë do të kishim sërish Bashën kryetar të PD. Ne nuk bëjmë zgjedhje mes Berishës dhe PD, ne kemi programin tonë që është 100% i pavarur”, u shpreh Meta.