Politika Meta gjen “spiunin” në Jalë: Ishte patronazhit, më bënte video brenda kampit

Meta gjen “spiunin” në Jalë: Ishte patronazhit, më bënte video brenda kampit

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zbuluar se si “një person i dyshimtë” i bënte video brenda kampit veror në Jalë.

Meta tregon se i dyshuari në fjalë ishte “patronazhist”, një term ky të cilin presidenti i PL e përdor për simpatizantët socialistët të cilët punojnë në terren në funksion të mbledhjes së votave për partinë në pushtet.

“Patronazhisti më filmonte brenda kampit veror të Jalës. Nuk ka qenie më të fëlliqura se sa ta”, shprehet Meta.

Gjatë fjalës nga kampi i përvitshëm veror i Jalës, Meta prezantoi edhe pikat e programit qeverisës të PL. “Ne do t’i bëjmë të pasur shqiptarët duke ju shpërblyer mundin dhe punën e tyre”, tha Meta.

Gjithashtu, kreu i PL tha se forca politike që ai drejton synon të marrë 100 mijë vota në Qarkun e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme Parlamentare.

“Objektivi im personal në Tirane është “100 mijë duar për 100 mijë zemra (vota)“, deklaroi Ilir Meta.