Nuk ndalen replikat mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.
Kreu i shtetit shkruan nw rrjetet sociale se i ka konfirmuar gazetarit Blendi Fevziu gatishmërinë e tij për të dalë në një debat publik në emisionin “Opinion” me Kryeministrin Edi Rama.
Meta e konsideron Ramën si kryeministër në detyrë dhe thotë se mund të marrë përforcime me vete gjatë debatit.
“Transparenca e vetmja rrugë! Dil në përballje ose largohu”, shkruan Meta.
Sapo i kam konfirmuar z.Blendi Fevziu gatishmërinë time për të dalë në "Opinion" me Kryeministrin në detyrë, i cili mund…
Posted by Ilir Meta on Friday, 9 October 2020