Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot patriotin e madh Hasan Prishtina, në 88-vjetorin e vdekjes së tij. Në mesazhin e shpërndarë në rrjetet sociale, kreu i shtetit citon Hasan Prishtinën, duke prekur plagën më të madhe të vendit që është shpopullimi.
“Njeriu pa kombin është asgjë, e kombi pa brezat e ardhshëm shuhet”, shkruan Meta, i cili shprehet se kjo thënie e kolosit të çështjes shqiptare është sot më aktuale se kurrë, kur Shqipëria vuan plagën e madhe të shpopullimit.
Ai apelon se është detyrë rikthimi i shpresës për të rinjtë për ndërtimin e së ardhmes së sigurt europiane në Atdhe.
“I vrarë pabesisht 88 vite më parë, kjo thënie e kolosit të politikës dhe çështjes shqiptare, patriotit të paharruar Hasan Prishtina, është më aktuale se kurrë.
Sot kur Shqipëria vuan plagën e madhe të shpopullimit është detyra jonë t’i kthejmë rinisë shpresën dhe besimin për ndërtimin e së ardhmes së sigurt europiane në Atdhe”.