Presidenti Ilir Meta, është njohur me projektet e kampionit botëror në sportin e kickboxing, Adriatik Cami.
Kreu i shteti e cilëson Cami si një nga ambasadorët më të mirë të Shqipërisë dhe gjithashtu frymëzues për brezat e rinj.
“Me kampionin botëror në kickboxing, “King of the Ring”, Adriatik Cami.
Suksesi ndërkombëtar i Camit, mbetet gjithmonë frymëzues për brezat e rinj. Sportistët e formatit të tij janë ambasadorët më të mirë të Shqipërisë në botë. I lumtur të njihem me projektet e tij për të promovuar këtë sport së shpejti në qytetin e Durrësit”, shkruan Meta në rrjete sociale.