Kryetari i LSI-së Ilir Meta ka folur për inceneratorin e Elbasanit.
Meta ka thënë se me paratë e inceneratorëve janë blerë dy palë zgjedhje.
Meta pranon se fushatat elektorale, përfshirë këtu edhe atë të LSI-së në vitin 2017, janë financuar nga paratë e kompanive të inceneratorëve.
“Pa asnjë diskutim, siç kanë treguar faktet e paraqitura nga ana jonë, kjo është kryevepra kriminale që ka ndodhur në vendin tonë dhe që është toleruar për një kohë të gjatë. E vlerësojmë shumë të vonuar, por është një lajm pozitiv, se efektet janë atje, faktet aty kanë qenë, ajo që dua të nënvizoj është se tre çështjet, Elbasani, Fieri, janë një çështje.
Kemi të bëjmë me një aferë të krijuar dhe ideuar nga asnjë grup i strukturuar kriminal. Kjo është kryevepra kriminale e qeverisë në Shqipërisë, janë ndërmarrje e rilindjes me të cilën janë blerë zgjedhjet e vitit 2017 dhe disa media, dhe paratë e së cilës janë përdorur për të deformuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë. E rëndësishme është riatdhesimi i parave të qytetarëve të Elbasanit e Fierit”, theksoi Meta.