Kryesore Meta: Mos u lodhni me konspiracione. Nuk synoj as për kryeministër dhe...

Meta: Mos u lodhni me konspiracione. Nuk synoj as për kryeministër dhe as për kryetar opozite

Presidenti Ilir Meta sqaroi me anë të një postimi në Facebook se deri në 24 korrik 2022 do të mbrojë Kushtetutën dhe se nuk synon për kryeministër apo kryetar opozite.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit paralajmëroi tubime të tjera.

“Mos u lodhni kot me konspiracione! Jam Presidenti i Republikës dhe lider i sovranitetit dhe unitetit kombëtar, në mbrojtje të Kushtetutës, lirisë dhe demokracisë! Ky është projekti im i vetëm deri në 24 korrik 2022! Nuk synoj, as për Kryeministër, dhe as për kryetar opozite deri atëhere. Por nga 2 marsi unë kam zbritur në shesh dhe do të vazhdoj shesh më shesh, në të gjithë Shqipërinë derisa të rivendosim vullnetin e sovranit në çdo institucion. Po, qeveria duhet të ketë frikë nga POPULLI, jo POPULLI nga qeveria”, shkruan Meta në rrjetin social.