Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta njoftoi se të martën që vjen, më 13 shtator, kjo forcë politike do të zhvillojnë një protestë tek inceneratori i Tiranës.
“Protesta e parë në vendin e krimit, ta bëjmë pas një jave, të martën që vjen në orën 18:00 tek inceneratori i Tiranës. Këtë çështje të helmimit të popullatës, do ta kemi një superprioritet”, u shpreh Meta në një konferencë për mediat.
Meta ftoi të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në këtë protestë, ku nënvizoi se nuk duhet të mungojnë as ekspertët e fushës.
“Ashtu siç kemi korrupsionin prioritetin numër 1 dhe afera e inceneratorëve ka qenë dhe mbetet kryevepra e korrupsionit, jo thjesht në sasi, është shumë më tepër se 500 mln euro. Ka edhe afera më të mëdha siç është porti i Durrësit”, u shpreh më tej ai.