Për Ilir Metën, opozita ka nevojë për një qasje gjithëpërfshirëse në të gjitha institucionet.
Deklaratat, kreu i Partisë së Lirisë i bëri gjatë një konference për mediat, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve për të ardhmen e aksionit opozitar teksa lideri i demokratëve, Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie.
Po ashtu, Meta bëri të ditur se Partia e Lirisë do të mbledhë të enjten Komitetin Kombëtar të partisë, ku edhe do të vendoset për qasjen që do të ketë PL për situatën aktuale në vend.
“Unë nuk mund të flas në emër të të gjithë opozitës. Është në një dinamikë të vazhdueshme,” shtoi ai.
Megjithatë, aleati i Sali Berishës shtoi se aksioni opozitar nuk ka ndalur, as në parlament dhe as në Këshilla Bashkiakë.
“Regjimi ka tmerr nga fjala e lirë. Opozita është në një aksion të vazhdueshëm, në një agresion të vazhdueshëm.”
Meta theksoi gjithashtu se ai flet në emër të partisë që ai drejton, jo në emër të të gjithë opozitës.