Kryesore Meta: Palët të krijojnë mundësinë që shqiptarët të shprehin sovranitetin e tyre...

Meta: Palët të krijojnë mundësinë që shqiptarët të shprehin sovranitetin e tyre në 13 tetor

Presidenti Ilir Meta, me anë të një postimi në Facebook, bëri thirrje që “të dy palët duhet t’u krijojnë mundësinë të gjithë qytetarëve shqiptarë, që në mënyrë të qetë, civile dhe demokratike të shprehin sovranitetin e tyre për të gjitha institucionet, vendore dhe qendrore, përfshi dhe Presidentin nga populli, në 13 tetor”.

“30 qershori iku si një datë e përbashkët vetëm kalendarike. Përpara kemi një datë tepër të rëndësishme, për ne dhe të ardhmen e vendit tonë, 17-18 tetor 2019, kur Këshilli i Bashkimit Europian do të marrë një vendim për çeljen ose jo të negociatave me Shqipërinë. Ndaj, nuk mund të vazhdohet më të ecet në dy rrugë të kundërta, që nuk takohen me njëra-tjetrën: në një anë atë të kapjes së çdo institucioni, çdo zyre dhe çdo vendi pune, dhe atë të delegjitimimit të çdo institucioni nga ana tjetër”, shkruan Meta në rrjetin social.

“Të dy palët duhet t’u krijojnë mundësinë të gjithë qytetarëve shqiptarë, që në mënyrë të qetë, civile dhe demokratike të shprehin sovranitetin e tyre për të gjitha institucionet, vendore dhe qendrore, përfshi dhe Presidentin nga populli, në 13 tetor. KOHA ËSHTË TANI! Në 19 tetor do të jetë shumë vonë”, mbyll postimin e tij presidenti Meta.