Politika Meta paralajmëron pas daljes nga Kushtetuesja: Dua t’ju siguroj…

Meta paralajmëron pas daljes nga Kushtetuesja: Dua t’ju siguroj…

Presidenti Ilir Meta ka folur pas daljes nga Gjykata Kushtetuese. Meta ka thënë se do të fitojme drejtësia, si ajo vendase dhe ajo nderkombetare.

Sipas tij, të gjithë ata që po veprojnë në këtë akt kriminal, do të marrin dënimin e merituar nga drejtësia.

Dua t’i siguroj të gjithë se kam ardhur sot për të garantuar se Shqipëria do të jetë një vend i sundimit të ligjit. Boll me sundimin e oligarkëve. Dua t’i siguroj të gjithë se do të fitojë drejtësia vendase dhe ajo ndërkombëtare, ndaj atyre që e kanë lënë vendin pa gjykatë Kushtetuese.

Fajin që nuk kemi Gjykatë nuk e ka reforma, pa të e la Ramareforma.  Po përpiqet me të gjitha format e veta që të kapë këtë institucion. Drejtësia do të veprojë kundër atyre që po veprojnë në këtë krim të kapjes së shtetit shqiptar”, ka thënë Meta.