Politika Meta paralajmëron zyrtarët: Mos firmosni kuturu

Meta paralajmëron zyrtarët: Mos firmosni kuturu

Presidenti Ilir Meta tha sot se rritja e borxhit për qëllime korruptive kërcënon të ardhmen e vendit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit thotë se kjo është e papërgjegjshme.

Prandaj ai i bën apel çdo zyrtari që të mos firmosin me hamendje sidomos në këtë periudhë kritike. Në të kundërt Meta paralajmëron se këta persona do të mbajnë përgjegjësi individuale dhe jo kolektive.

“Rritja e papërgjegjshme e borxhit për qëllime korruptive, kërcënon seriozisht të ardhmen e vendit. Apeloj ndaj çdo zyrtari, në çdo nivel qendror e vendor të mos firmosë kuturu, aq më tepër në këtë periudhe kritike sepse do mbajnë përgjegjësi individuale e jo “kolektive””, shkruan Meta.